U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë –

16:51 | 26/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –

240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –

Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

Apeli i GJKKO-së ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, e cila vendsoni shuarjen e masës së sigurisë edhe për inceneratorin e Fierit, pasi kishte kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit.

SPAK kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, ndërsa pas vendimit të sotëm, Prokuroria e Posaçme ka mundësi që të bëjë rekurd në Gjykatën e Lartë, brenda afatit të caktuar.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u lirua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi qëndroi për 4 vite në burg, që prej 14 dhjetorit të vitit 2021.

Vendim i gjyqtarit të GJKKO, Bib Ndreca, shoi pengesën e fundit të Lefter Kokës drejt lirisë, masën e sigurisë për inceneratorin e Fierit. Për këtë dosje, ish ministri Koka ndodhej në burg që prej 29 marsit 2022 dhe për GJKKO afati 3-vjeçar i paraburgimit që lejon Kodi, tashmë kishte kaluar dhe gjykimi i mëtejshëm duhet të vijonte në liri.

Për inceneratorin e Fierit, Lefter Koka është dënuar me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burgim nga GJKKO e shkallës së parë për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë, pasi dosja u rikthye në Gjykatën e Apelit, ku e risolli Gjykata e Lartë.

Sa i përket dy dënimeve të tjera ndaj Lefter Kokës, atë për incenerarorin e Elbasanit dhe atë të Tiranës, ish-ministri e kishte fituar më herët lirimin nga burgu.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Tereza Merkaj, sot më datë 26.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 66 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit L.K, me vendimin nr. 22, datë 23.06.2022, të Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësore në datë 29.03.2022, ora 09:15 dhe e lënë në fuqi me vendimin nr. 23, datë 31.03.2022, të po asaj Gjykate”, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.02.2026.

gijotina.com/

Të Lidhura

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –

nga 27
17:59 | 26/02/2026
0

Një muaj më parë, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi se ka kryer inspektime pas rrëshqitjeve të pësuara në unazën e poshtme...

240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

nga 27
17:45 | 26/02/2026
0

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka lënë ambientet e GJKKO ku u paraqit për seancën paraprake. Kryemadhi foli për mediat, nga ku...

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –

nga 27
17:31 | 26/02/2026
0

Punimet në segmentin e dëmtuar të aksit Librazhd–Pogradec po vijojnë në zonën e Dragostunjës. Në terren janë angazhuar 9 eskavatorë...

Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

nga 27
17:03 | 26/02/2026
0

Ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, ka komentuar vizitën e kryediplomatit serb, Marko Gjuriq, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij,...

Para
U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë –

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –

Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –

17:59 | 26/02/2026
240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

17:45 | 26/02/2026
Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –

17:31 | 26/02/2026
Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

17:03 | 26/02/2026
Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –

17:01 | 26/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –
  • 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –
  • Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën –
  • Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –
  • Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën –
  • U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkatërrohet Unaza e Burrelit, që kushtoi 1.3 MLN Euro, e ndërtoi firma e ish-deputetit –
  • 240 faqe akuzë për mua, 35 për Metën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com