Gazetarit rus Alexander Nevzorov u largua nga Rusia në mars me gruan e tij pasi denoncoi pushtimin e Ukrainës nga Kremlini ka marr shtetësinë ukrainase.
Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm ukrainas, tha se autoritetet e Kievit i kanë dhënë nënshtetësinë Nevzorov dhe gruas së tij Lydia.
Nevzorov konfirmoi se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një deklaratë në Telegram, në të cilën ai pretendonte se lufta e Rusisë është një krim dhe Ukraina një viktimë.
“Unë mbaj anën e viktimës. Dhe u jam jashtëzakonisht mirënjohës atyre ukrainasve të munduar, të dëshpëruar dhe të gjakosur që më lejuan të zë vendin tim mes tyre,” tha ai.
Rusia nisi një hetim kundër Nevzorov, kanali i të cilit në YouTube ka më shumë se 1.8 milionë abonentë, pasi ai raportoi se forcat ruse bombarduan qëllimisht repartin e maternitetit të një spitali në Mariupol. Rusia mohoi bombardimet duke akuzuar Ukrainën për organizimin e një “provokimi”.