Gjykata e Krimeve të Rënda cakton masën e sigurisë arrest me burg për Ylber Ademin. Kojtojmë se gjatë arrestimit të tij i janë sekuestruar 16 pistoleta dhe 4 kallëp e dyshuar lëndë plasëse si dhe telefonat celulare.
Informacioni për Ademin është marrë nga policia që me 24 qershor 2019. Për të faktuar nga ana e policisë se ai po merrem me trafikim armësh është bërë edhe blerje e stimuluar.
Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave të cilët mund të kishin porositur armët. Por në bazë të kontrolleve të ushtruara nga ana e policisë nuk kanë rezultuar persona të tjerë të përfshirë.