Gjendet i riu nga Roskoveci, i cili u denoncua i zhdukur.
“Në vijim të kallëzimit të shtetases Z.S., për largimin nga banesa të djalit të saj 32-vjeçar, ju bëjmë me dije se ky shtetas u gjet nga Policia, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier”, njofton policia.
Ishte e ëma e 32-vjeçarit ajo që ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek motra në Fier por nuk është kthyer më.
“Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi fillimisht policia.