Pas banesës u shkrumbua nga rrufeja në Malësisë së Madhe, ndërsa një tjetër vilë në Sarandë u godit nga shkarkesat elektrike, duke shkaktuar dhe dëmë te konsiderueshme. Siç duket në fotot e siguruara, banesa në Metoq të Sarandës ka dëme të konsiderueshme si televizorë dhe dollapë të shkrumbuar pas rënies së rrufesë. 
Banesa është në pronësi të Jorgo Avjerit. Fatmirësisht nga goditja e rrufesë nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Sjellim në kujtesë që një person humbi jetën si pasojë e rrufesë. Arben Ivanaj, 50 vjeç humbi jetën brenda banesës së një fqinji, në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe.
Banesa u godit nga një rrufe dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Ivanaj humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga zjarri.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








