SPAK gjatë ditës së sotme ka lëshuar 21 urdhër arreste për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
SPAK ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Operacioni i SPAK është bërë në koordinim ne Prokurorinë e Firences, EUROPOL dhe EUROJUST.
Në total janë lëshuar 21 urdhër-arreste, ku 20 prej tyre janë ekzekutuar.
SPAK ka dokumentuar veprimtarinë kriminale të grupit që merrej me trafik të lëndëve narkotike, nga Siria drejt Turqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt vendeve të tjera të BE.
Sakaq një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. I përfshirë në këtë grup është edhe një punonjës policie, i akuzuar për korrupsion.
“Në vijim të hetimeve janë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në RMV dhe Itali. Janë identifikuar 21 anëtarë të këtij grupi kriminal.
Në hetim janë të përfshirë prokuroria e Firences, Eurojust, policia shqiptare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Puna e bërë nga policia e shtetit dhe BKH që kanë punuar bashkarisht ka qenë e shkëlqyer, e dokumentuar më së miri. Janë administruar provat e nevojshme. Pas kërkesës tonë janë vendosur 21 masa sigurimi personal nga të cilat 20 janë ekzekutuar ndërsa 1 person është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Të gjithë personat akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa një punonjës policie për veprën penale të korrupsionit. Janë sekuetsruar mjete luksoze, shuma monetare, pajisje të ndryshme. Sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në Shqipëri, RMV dhe Milano”, deklaroi prokurori Vladimir Mara.