Të tjera detaje zbulohen nga ngjarja e rëndë, ku poshtë urës së dajlanit në Durrës u gjet trupi i pajetë i një vajze 20-30 vjeçare.
Sipas raportimeve, në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme, ndërsa dyshimet janë se vajza mund të jetë abuzuar seksualisht.
Trupi i pajetë është gjetur i zhveshur, ndërkohë që deri policia po punon për të identifikuar viktimën, edhe pse haset në vështirësi pasi dyshohet se është shtetase endacake.
Trupi po i nënshtrohet autopsisë, e cila do të nxjerrë shkakun e vdekjes, ndërsa dyshohet se ajo mund të jetë vrarë. Veçanërisht dyshimet shtohen, pasi referuar raportimeve, trupi ka pasur dëmtime të shumta, që mund të jenë shkaktuar nga goditje me mjete të forta, ose nga një përplasje e fortë.
“Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Durrësit paraditen e sotme.