Një shofer e ka pësuar keq, pasi u fut me makinë në zonën e ndaluar të “Syrit të Kaltër”. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi L.R. qarkullonte me një mjet pa siguracione.
Ai është ndëshkuar me vlerën 20 mijë lekë të reja.
“Menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në parkun natyror “Syri i Kaltër”, ku është e ndaluar lëvizja e automjeteve, pa autorizim, efektivët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin.
Në momentin e ndalimit, në vendin e quajtur “Bistricë”, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi L. R., është konstatuar se drejtonte automjetin, pa siguracion.
Këtij shtetasi iu vendos masa administrative prej 20.000 lekë të rinj, për shkeljet e kryera.”-njofton policia.
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...










