Avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela apelojnë vendimin e gjykatës për Krime të Rënda.
Çela akuzohej bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës. Tahiri pritet ta paraqesë të enjten apelimin.
Kujtojmë se Tahiri u dënua me 3.4 vite burg me gjykim të shkurtuar dhe dënimi iu konvertua në shërbim prove.