Dy godina në Universitetin Bujqësor të Tiranës do të shemben sot me tritol. Ekspertët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit aktualisht po punojnë për vendosjen e sasisë së lëndës plasëse.
Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimet për shembjen e godinave në Universitetin Bujqësor të Kamzës, të cilat për shkak të amortizimit dhe tërmetit janë kthyer në një rrezik për jetën e familjeve dhe studentëve që strehohen to.
Bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe 2 konvikte ku qëndronin studentë.