Janë përcjellë për në banesën e fundit 77 vjeçari dhe dy nipërit e tij që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në fshatin Dushnik të Beratit teksa ishin duke pastruar një pus.
Ark-mortet e dy viktimave kanë dalë nga shtëpitë e tyre në orën 14:00 dhe më pas janë përcjellë për në banesën e fundit.
Gjithashtu në funeral të gjithë pjesmarrësit kanë qenë pa respektuar asnjë protokoll masash sigurie,pa maska e pa dorashka dhe pa respektuar asnjë masë distancimi social.