Katër shtetas shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa asnjë masë penale pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi. Sipas vendimit të gjykatës, shtetasit shqiptarë u liruan dhe u sekuestruan vetëm telefonat celularë, të cilët ishin përdorur për të realizuar videot që shkaktuan shqetësim.
Hysi po ashtu njoftoi se katër shtetasit do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave ligjore.
Autoritetet serbe kishin pretenduar se videot përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore. Megjithatë, sipas Hysit, videot tregojnë se personat ishin veshur me veshje kombëtare dhe këndonin këngë që janë të zakonshme dhe të pranuara në komunitetet tifozë.
The post U arrestuan në Serbi pasi publikuan video me bluzën ‘Shqipëri Etnike’, lirohen 4 shqiptarët appeared first on 27.







