Lirohet me masën detyrim paraqitje kreu i Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Vendimi për lirimin e tij u mor sot nga Gjykata e Apelit në Durrës.
Kujtojmë se Pula u arrestua pak ditë më parë, ku nga ana e Krimit Ekonomik, nën dyshimet se së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.