Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me 2, duke u eliminuar nga Champions-i. Mesa duket nuk e kishte fajin bari i fushës sintetike, në duelin e parë të zhvilluar në Norvegji, pasi skuadra modeste e Bodo Glimtit arriti një kualifikim historik mëse të merituar, duke i dhënë leksion futbolli zikaltërve të Kristin Kivusë, në mes të “San Siros”.
Ish-futbollisti i Milanit, Hauge dhe Evjen ishin autorët e golave për Bodo Glimt, ndërkohë që golin e vetëm për Interin e shënoi Bastoni. Me këtë kualifikim debutuesit norvegjezë e shohin veten mes 16 skuadrave më të mira të Champions-it në këtë edicion, ndërkohë që për Interin, fokusi do të jetë i gjithi në Serinë A.
FT INTER- BODO GLIMT 1-2
Bastoni 76′ / Hauge 58′, Evjen 72′
GOLI I BASTONIT: VIDEO
GOLI I EVJEN: VIDEO
gijotina.com/






