Turqia do luaj rol në konfliktin mes… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turqia do luaj rol në konfliktin mes… –

15:12 | 09/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Deri dje, analistët thonin se Uashingtoni kryesisht e kishte anashkaluar Turqinë në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit, por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, nga Stambolli, Dorian Jones – vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Turqi gjatë ditëve të fundit sinjalizon se kjo politikë ka ndryshuar.

Vëzhguesit e shohin vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta nisur turneun e tij të fundit në Lindjen e Mesme me një takim me Ministrin e Jashtëm dhe Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, si të rëndësishëm.

Sipas tyre mbështetja e Presidentit Erdogan për Hamasin fillimisht bëri që Uashingtoni kryesisht ta mënjanonte Ankaranë nga përpjekjet për të zgjidhur luftën Izrael – Hamas.

Vizita e zotit Blinken megjithatë tregon se Turqia mund të ketë një rol për të luajtur.

“Diplomacia turke mund të jetë e nevojshme për të bindur Hamasin që të punojë me Autoritetin Palestinez për krijimin e një force policore, apo përpjekjet kundër terrorizmit, ose edhe një lloj strukture bazë qeverisëse për Gazën. Mendoj se për këtë Turqia do të ketë një rol. Administrata amerikane e ka kuptuar se injorimi i Turqisë nuk është duke moderuar tonin e Erdoganit”, thotë zonja Asli Aydinbastas nga Instituti Brookings, me qendër në Uashington.

Uashingtoni dhe Ankaraja ndajnë gjithashtu shqetësimin për përhapjen e mundshme të luftës në Lindjen e Mesme.

Bisedimet e Sekretarit Blinken në Stamboll u përqendruan gjithashtu në anëtarësimin e Suedisë në NATO, që Turqia ende nuk e ka ratifikuar.

Presidenti Erdogan këmbëngul që fillimisht Kongresi i Shteteve të Bashkuara të miratojë shitjen Turqisë të avionëve luftarakë amerikanë F-16.

Uashingtoni megjithatë thotë se Ankaraja duhet së pari të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë.

Analistët thonë se Ankaraja është skeptike nëse presidenti Joe Biden mund të arrijë ta bindë Kongresin për shitjen e avionëve F-16 Turqisë duke pasur parasysh vështirësitë për të siguruar miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Presidenti Biden nuk mund të ushtrojë presion mbi Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve për hir të Turqisë. Ai nuk arriti ta bënte këtë në rastin e Ukrainës. Pra, si mund ta bëjë këtë në emër të Turqisë, e cila nuk jep asgjë dhe mbështet Hamasin”, thotë zonja Sezin Oney nga faqja e lajmeve politike në internet, ‘PolitikYol’.

Vëzhguesit thonë se Sekretari Blinken ka të ngjarë të paralajmërojë Presidentin Erdogan se sa më gjatë të vazhdojë ngërçi, aq më shumë do të rriten kundërshtitë ndaj Turqisë në Kongres.

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO i jep Ankarasë një levë të rëndësishme diplomatike jo vetëm me Uashingtonin, por edhe me Bashkimin Evropian. Analistët megjithatë paralajmërojnë se duke vonuar ratifikimin, do të vihen në dyshim motivet e tij nga aleatët e NATO-s për shkak të lidhjeve të zotit Erdogan me presidentin rus Vladimir Putin.

“Të kritikosh Turqinë se ka bërë marrëveshje me Rusinë për të bllokuar apo shtyrë zgjerimin e NATO-s, ku është përfshirë edhe Hungaria, nuk është mënyra e duhur për ta parë këtë çështje. Turqia po e bën këtë për shqetësimet e veta dhe për të përfituar maksimumin për interesin e saj kombëtar”, thotë Sinan Ulgen, analist te organizata Qendra për Studime Ekonomike dhe Politike të Jashtme me seli në Stamboll.

Ndërsa Parlamenti turk pritet të mblidhet në fund të këtij muaji, Uashingtoni po bën presion për një votim të shpejtë mbi kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO./VOA

Read more

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

Të Lidhura

nga 27
17:31 | 22/12/2025
0

Autoritetet në Shropshire të Anglisë kanë ngritur alarmin pas një rrëshqitjeje të madhe dheu që ndodhi në një kanal në...

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

nga 27
17:25 | 22/12/2025
0

Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare këtë të hënë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, lëvizja “Shqipëria Bëhet”,...

10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

nga 27
17:19 | 22/12/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI, kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për një skemë transferimi...

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

nga 27
17:17 | 22/12/2025
0

Policia Rrugore e Tiranës ka shpërndarë një njoftim për mediat, duke u krekosur se vetëm gjatë javës së shkuar janë...

Para
Veliaj iu fal 63 mln lekë për një godinë, dy oligarkëve që vodhën nga tërmeti –

Veliaj iu fal 63 mln lekë për një godinë, dy oligarkëve që vodhën nga tërmeti -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –

17:31 | 22/12/2025
Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

17:25 | 22/12/2025
10 milionë euro për çokollata e biskota –

10 milionë euro për çokollata e biskota –

17:19 | 22/12/2025
“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

“Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –

17:17 | 22/12/2025
Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës –

17:07 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –
  • 10 milionë euro për çokollata e biskota –
  • “Me rastin e festave të fundvitit” / Policia “masakër” gjobash në Tiranë –
  • Incident i rëndë në Borsh, guri bie mbi skrep, drejtuesi transportohet me helikopter drejt Tiranës –
  • “Kokainë, dhunë dhe përgjime” – Si funksiononte rrjeti kriminal shqiptaro-italian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rrëshqitje dheu në Angli/ Bllokohen anijet në një kanal, raportohet për 10 të shpëtuar –
  • Adriatik Lapaj i liron vendin Berishës, ‘Shqipëria Bëhet’ zhvendoset tek Bunkeri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com