Policia turke ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar rreth 163 kilogramë heroinë në provincën lindore Van, të mërkurën bëri të ditur se shërbimi lokal i sigurisë.
Policia bën me dije se heroina u zbulua në kanaçe të vajit mineral nga njësia policore për luftë kundër narkotikëve, teksa kontrollonin një depo në rrethin Tusba.
Më tej thuhet se heroina ka qenë e paketuar në 602 kanaçe dhe gati për transport në vendet perëndimore.