Një turiste polake, e cila ishte me pushime në qytetin e Sarandës, është rrëzuar në tualet duke marrë dëmtime të rënda. Burime bëjnë me dije se turistja është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
58-vjeçarja është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit te Sarandës me plagë në kokë, ku mjekët pasi kanë konstatuar hemoragji të brendshme e kanë nisur me urgjencë drejt kryeqytetit
Transportimi i 58-vjeçares do të bëhet me ambulancë, me qëllim për të marrë një trajtim më të specializuar në Tiranë.