Një turist francez ka ndërruar jetë në një bujtinë në Skrapar.
Pronari i bujtinës ka kontaktuar policinë, pasi ka gjetur pa shenja jete turistin.
Njoftimi:
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.