Tulipanë (poemtha e shëndetligut) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tulipanë (poemtha e shëndetligut)

16:10 | 23/03/2021
në Gossip, Kryesore
0

Nga Sylvia Plath*

Sylvia Plath

Tulipanët janë tepër të ngazëllyeshëm, bën dimër këtu.

Shih sa e bardhë gjithçka, sa e paqtë, sa e përborur.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Po mësoj të bie në fashë, shtrirë jam vetëm qetësisht

ndërsa drita bie mbi këta mure të bardhë, këtë shtrat, këto duar.

Unë jam askushi; s’kam fare lidhje me shpërthimet.

Ua kam dhënë emrin dhe rrobat e përditshme infermiereve,

historinë time anestezistit dhe trupin kirurgëve.

Ata ma kanë mbështetur kokën mes nënkresës dhe këllëfit

si një sy mes dy qepallash të bardha që nuk duan të mbyllen.

Bebëzë budallaqe, duhet të kallë brenda gjithçka.

Infermieret kalojnë e kalojnë, nuk më shqetësojnë,

sikur pulëbardhat në stere ato kalojnë me kapuçët e bardhë,

duke bërë me duar gjëra, njëra njëjtë si tjetra,

ndaj e pamundur të thuash sa syresh janë.

Trupi im është gur zalli për to, ato e shtrijnë sikur uji

shtrihet mbi zajet që duhet të përshkojë, duke i latuar butësisht.

Më sjellin mpirje me gjilpërat e tyre të shndritshme, më sjellin gjumë.

Tash e kam humbur vetveten, s’i duroj dot bagazhet——

Valixhja e udhëtimit prej lëkure si një kuti e zezë ilaçesh,

Im shoq dhe fëmija që qeshin prej fotos së familjes;

Buzëqeshja e tyre më kapet pas lëkure, grepa të veckël buzëqeshës.

I lashë gjërat të rrëshqasin, anije mallrash tridhjetë-vjeçare

varur kokëfortësisht pas emrit dhe adresës sime.

Sylvia Plath

M’i kanë spastruar krejt asociacionet e mia të dashura.

E trembur dhe lakuriq në barrelën me dyshek të gjelbër plastik

Pashë kompletin tim të çajit, komotë me të linjta, librat e mi

të zhyteshin jashtë shikimit dhe uji më fundosi.

Jam murgeshë tani, kurrë s’kam qenë kaq e dlirë.

Nuk doja fare lule, doja vetëm

të shtrihesha me pëllëmbët kthyer sipër dhe të isha krejt e zbrazët.

Çfarë lirie është, nuk e ke idenë çfarë lirie——

Qetësia është kaq e madhe sa të trullos,

dhe s’kërkon asgjë në këmbim, veç një etiketë emri, disa xhingla.

Është ajo që rrethon të vdekurit, më në fund; i përfytyroj

tek mbyllin gojët mbi të, si pas marrjes së ostias.

Tulipanët, si fillim, janë tepër të kuq, më lëndojnë.

Edhe pas letrës paketuese arrij t’i dëgjoj si frymëmarrin

lehtë, përmes pelenave të tyre të bardha, si një foshnje e tmerrshme.

Kuqësia e tyre i flet plagës sime, përkon me të.

Janë të ndërdukshëm: duket se pluskojnë, dhe pse me rëndesë më tërheqin,

e më zemërojnë me gjuhët e tyre të befta, me ngjyrën e tyre,

një dyzinë plumbçesh të kuqe rreth qafës sime.

Askush s’më ka ruajtur më parë, tani po më ruajnë.

Tulipanët kthehen nga unë, dhe nga dritarja pas meje

ku një herë në ditë drita zgjanohet ngadalë dhe ngadalë hollohet,

dhe shoh veten, të rrafshët, qesharake, hije prej letrash të prera

mes syrit të diellit dhe syve të tulipanëve,

dhe unë nuk kam fytyrë, kam pasë dashur ta fshija veten.

Tulipanët e ndezur më hanë oksigjenin.

Para se të vinin ata, ajri ishte mjaft i qetë,

vinte e ikte, frymëmarrje pas frymëmarrjeje, pa bujë.

Pastaj tulipanët e mbushën si një zhurmë e fortë.

Tash ajri trazohet e shtillet rreth tyre sikur një lumë

trazohet e shtillet rreth një motori të fundosur ndryshkur kuq.

Përqendrojnë vëmendjen time, që qe e lumtur

ndërsa luante e prehej pa u përfshirë.

Muret, edhe këta, duket sikur ngrohin vetveten.

Tulipanët duhen vënë pas hekurave si kafshë të rrezikshme;

Ata po çelin si goja e ndofarë maceje të madhe afrikane,

dhe unë jam e vetëdijshme për zemrën time: ajo hapet e mbyllet

vazoja e saj plot me të kuqe lulon nga dashuria e qashtër për mua.

Uji që shijoj është i ngrohtë e i njelmët, si deti,

dhe vjen nga një vend po aq i largët sa shëndeti.

* Shqipëroi Elvana Zaimi

Etiketa: Elvana ZaimipoemthashëndetliguSylvia PlathtulipanëTulipanë (poemtha e shëndetligut)

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Prej 70 ditësh i humbur në frigoriferin e morgut, spitali i Vlorës reagon pas skandalit: Vajza nuk është interesuar, gënjen se është aksidentuar

Prej 70 ditësh i humbur në frigoriferin e morgut, spitali i Vlorës reagon pas skandalit: Vajza nuk është interesuar, gënjen se është aksidentuar

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com