Tryeza opozitare dhe protesta kombëtare, ja data që pritet të propozojë Berisha – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tryeza opozitare dhe protesta kombëtare, ja data që pritet të propozojë Berisha –

12:30 | 07/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

Edhe unë kam faj, por… –

Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

Të premten e 9 Janarit, pritet të mbahet tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe organizata të tjera. Tryeza e përbashkët ka si qëllim krijimin e një fronti më të gjerë opozitar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Burimet bëjnë me dije se Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën kombëtare. Më pas, do të jenë të gjithë që do të vendosin mbi këtë propozim, nëse do të qëndrojnë në këtë datë apo do të vendosin për një tjetër.

Një ditë më parë, kreu i PD-së theksoi se është e nevojshme që të krijohet një front më i gjerë dhe të bashkërendojnë përpjekjet kundër qeverisë, në një kohë kur është përfshirë nga skandale si ajo e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për tendera miliona euro, si edhe për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).

“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës. Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.”, u shpreh Berisha.

Dorën e bashkëpunimit, kryedemokrati ia ka shtrirë edhe Adriatik Lapajt, kreut të Shqipëria Bëhet, që prej një muaji po proteston para godinës së Kryeministrisë, i cili kërkon gjithashtu dorëheqjen e Ramës.

Krahas organizimit për protestë kombëtare, demokratët zhvillojnë çdo të hënë para godinës së kryeministrisë të ashtuquajturën “Foltore”.

Aksioni opozitar u intensifikua pas marrjes si e pandehur të zëvendës kryeministres Belinda Balluku si dhe skandalit të AKSHI-t, drejtuesen e së cilës, Mirlinda Karçanaj SPAK e akuzon se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal së bashku me biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj e të tjerë për abuzime me tenderat.

Për Ballukun, SPAK i është drejtuar Kuvendit edhe me një kërkesë autorizuese, duke kërkuar heqjen e imunitetit të saj si deputete dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë sigurie më të rëndë ndaj saj si ajo e arrestit shtëpiak dhe në burg.

Prokuroria ka argumentuar se zëvendës kryeministrja, e cila u rikthye në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin e GJKKO, mund të prishë prova dhe intimidojë dëshmitarët. Zyrtarisht ajo është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, por është nën hetim edhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.

Të Lidhura

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

nga 27
20:24 | 08/01/2026
0

Moti i keq ka lënë pasoja të rënda edhe në qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm me përmbytje masive, por edhe...

Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

nga 27
19:42 | 08/01/2026
0

Është përfshirë nga flakët mbrëmjen sotme tregu i rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Përmasat e zjarrit...

Edhe unë kam faj, por… –

Edhe unë kam faj, por… –

nga 27
18:56 | 08/01/2026
0

Duke pranuar fillimisht barrën e tij të fajit, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka bërë një analizë evidentuese të...

Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

nga 27
18:42 | 08/01/2026
0

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka bërë me dije se 35 persona janë evakuar në Katund të Ri dhe...

Para
Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve –

Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –

20:24 | 08/01/2026
Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

19:42 | 08/01/2026
Edhe unë kam faj, por… –

Edhe unë kam faj, por… –

18:56 | 08/01/2026
Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –

18:42 | 08/01/2026
Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve –

Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve –

18:34 | 08/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –
  • Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –
  • Edhe unë kam faj, por… –
  • Vdekja e punonjësit të bashkisë ka ndodhur jashtë orarit të punës –
  • Uji i Lumit Vjosa del në autostradën ‘100 Vjetori’ në Vlorë, mbulohet korsia e ngadalësimit të mjeteve –
  • ‘Gati të mbështesim popullin shqiptar’, Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çahet rruga te “Ura e Petranit”, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë –
  • Zjarr i madh tek tregu i ‘5 Maji’ në kryeqytet, rrezikohen ndertesat perreth –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com