Një 90 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Bujan, në bodrumin në banesën e tij.
Shtetasi A.M, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Tropojës, është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.