Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mesnatës në Vlorë, ku një kamion është hedhur në erë. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në kamionin në pronësi të një 53-vjeçari, në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur, rreth orës 23:30 në fshatin Tragjas, Orikum.
Në kamionin e parkuar të A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale, thuhet në njoftim.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.