Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një fëmijë 10 vjeç është gjetur i vrarë në një valixhe. Trupi i fëmijës u gjet dje i hedhur në një kosh plehrash, brenda në valixhe.
Zyrtarët gjetën valixhen me fëmijën e vdekur, i cili kishte plagë të shumta me thikë. Ndërkaq pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Mediat vendase raportojnë se sipas hetimit, e dyshuara kryesore për vrasjen është nëna e tij. 33-vjeçarja është zhdukur dhe kërkohet nga policia, ndërsa gjurmë gjaku janë gjetur brenda shtëpisë ku jetonin në Ferrier-en-Brie në prefekturën e Saint-Marne.
Un enfant retrouvé mort dans une valise en Seine-et-Marne pic.twitter.com/J8gZL2ywVo
— BFMTV (@BFMTV) January 28, 2022
Denoncimin për zhdukjen e 10-vjeçarit dhe nënës së tij e ka bërë i ati. Pas denoncimeve ka vijuar një operacion i gjerë i policisë dhe zjarrfikësve për gjetjen e të dyve.
33-vjeçarja është larguar nga shtëpia pa marrë gjërat me vete dhe mendohet se është në gjendje të rënduar psikologjike. Prindërit e fëmijës kishin nisur procesin e divorcit, por ende jetonin bashkë.