Tregtarët e Korçës janë ngritur sërish kundër vendimit të bashkisë së Korçës për të mos i lejuar fermerët e papajisur me NIPT tregtari të shesin prodhimet e tyre gjatë ditës në tregun e qytetit.
Në ditën e 3-të që tregu i shumicës ruhet nga forca të policisë bashkiake, tregtarët e shumicës e cilësojnë të papërshtatshëm kufizimin e shitjeve gjatë natës.
Me një kërkesë të përbashkët fermerët dhe tregtarët e shumicës i kërkojnë bashkisë rishikimin e orarit, në të kundërt ata thonë se rrezikojnë mbyllje të aktivitetit të tyre.
Drejtori i tregut pohon se një orar i tillë është i përkohshëm për tregtarët.