Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po e çon vendit kundër rrugëtimit të Bashkimit Europian.
“Është koha të përballemi me një regjim që kaq të poshtër nuk e kanë patur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës e deri më sot. Vetëm Enver Hoxha ishte i aftë të merrte çdo vendim për të ruajtur pushtetin e tij. Vetëm ai ishte i aftë ti çonte shqiptarët te racioni i bukës së misrit që të mos mendonin dot asgjë tjetër përveç kafshatës. Edi Rama pasi ka vjedhur miliarda pasuri publike me organizatën kriminale tani zhduk edhe Kushtetutën, zhduk shtetin ligjor, shkatërron drejtësinë për të mbrojtur lëkurën e tij. Nuk ka ditë më të vështirë për kombin. Komuniteti ndërkombëtar, mendoj se ka folur shumë qartë. Për një seri vendesh të BE shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit. Pa shtet ligjor nuk ka proces të integrimit”, tha Berisha.
Ai tha se Belinda Balluku është vetëm sekretaria dhe bashkëpunëtore në vjedhjet.
“Edhe Belinda dhe dy Lindat janë Rama vetë. Lubia ka qenë sekretare, noterë e vjedhjeve të tija, nga bashkia deri më sot, që ka ndarë pasuri me të. Tani duan që shqiptarëve t’u mbyllen dyert e integrimit në BE. Është moment jashtëzakonisht kritik. Këto akte e përcundojnë vendin, sa askush s’merr përsipër që të na ndihmojnë. Jemi bërë gaz i dheut. Tregjet e basteve merren të parashikojnë nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo, ta imagjinojë çdo shqiptar se ku jemi katandisur. Koha është përgjegjësi e qytetarëve”, tha ai.
“Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatë kriminale Edi Rama të përdore mandatet e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari. Mblidhemi në një kohë, kur për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ke kryer, ai vendos t’i mbyll dyert drejtësisë shqiptare. Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor. Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo të mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Vendos në kuadrin e një skenari më të zi, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i BE, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme të bëra ndër vite për një ëndërr të shqiptarëve. Një ëndërr të rilindasve tanë. Tani del një haxhi Qamil një bandit, pa nder pa flamur, që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën europiane, ndërsa tani u nxjerr pasaportën e Beogradit. Ky është një akt i rëndë”, u shpreh Berisha.
gijotina.com/








