Trefishim që nga 2015, shqiptarët “dynden” në Gjermani dhe Francë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trefishim që nga 2015, shqiptarët “dynden” në Gjermani dhe Francë –

07:52 | 21/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Gjermania dhe Franca janë bërë dy shtetet më të preferuara të shqiptarëve që po ikin në Europë gjatë viteve të fundit në ciklin e ri të emigracionit, duke zënë vendin e Italisë dhe Greqisë që pas viteve ’90 ishin dy shtetet që pritën fluksin më të lartë të emigrantëve.

Eurostat ka publikuar të dhënat për popullsinë me shtetësi shqiptare që jeton në shtetet e Bashkimit Europian për vitin 2021. Duke qenë se të dhënat për Greqinë mungojnë nuk mund të jepet shifra totale e shtetasve shqiptarë që jetojnë në gjithë Bashkimin Europian.

Nga të dhënat e dsponueshme, Italia është shteti kryesor, me 433 mijë shqiptarë. Nga vlerësimet e mëparshme numri i atyre që jetojnë në Greqi është në të njëjtat nivele si në Itali, apo dhe më i lartë.

Nga të dhënat e Eurostat konstatohet se 5-6 vitet e fundit Gjermania dhe Franca kanë shënuar rritjen më të shpejtë të popullsisë shqiptare, ndërsa në Itali tendenca ka qenë në rënie.

Në vitin 2021, popullsia shqiptare e regjistruar në Gjermani ishte gati 77 mijë persona, apo gati tre herë më e lartë se në 2015-n, përpara se të rifillonte cikli i ri i emigracionit.

Në Francë, numri i shtetasve të regjistruar ka arritur në 33 mijë persona, pothuajse me trefishim në krahasim me 2015-n. Në të dy këto shtete së bashku tashmë jetojnë rreth 110 mijë shtetas shqiptarë të regjistruar.

Gjermania është shteti i tretë me numrin më të madh të shtetasve shqiptarë, pas Italisë e Greqisë, ndërsa Franca e katërta. Pas tyre renditet Belgjika me rreth 7 mijë, Suedia me rreth 6 mijë, Zvicra me gati 3 mijë. Ndërkohë mungojnë të dhënat edhe për Spanjën.

Për të gjitha shtetet që raportohen të dhënat, popullsia shqiptare që jeton në to ishte 570 mijë në fund të vitit 2021, por siç u theksua mungojnë të dhënat për Greqinë, që është një shtet i rëndësishëm sa i përket numrit të shqiptarëve që jetojnë në të.

Të dhëna të tjera të Eurostat për lejet e qëndrimit, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, deri në vitin 2021, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarë.

Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion.

Sa të integruar janë migrantët në Europë

Publikimi i fundit i Eurostat për të dhënat e migrantëve në Bashkimin Europian, ka dhënë informacion mbi integrimit e emigrantëve nga gjithë vendet e tjera në shtetet e BE-së.

Në vitin 2021, nga personat 20-64 vjeç që jetojnë në BE, 59,1 % e shtetasve jo-BE ishin të punësuar, dukshëm më pak se për qytetarët e Shteteve të tjera Anëtare të BE-së (74,4 %). Kur bëhet fjalë për papunësinë, shkalla ishte 6,3 % për shtetasit e vendit përkatës të BE-së, 8,7 % për qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së dhe afërsisht dy herë më e lartë, 15,5 %, për shtetasit jo të BE-së.

Kur bëhet fjalë për nivelin arsimor, qytetarët jo-BE të moshës 25-74 vjeç kishin më shumë gjasa të kishin një nivel të ulët arsimor (45.9%) sesa vendasit (22.1%) dhe qytetarët e BE-së që jetonin në një shtet tjetër anëtar (28.9%). Vendasit regjistruan përqindjen më të lartë midis atyre që kishin një nivel arsimor mesatar (46.5%), ndërsa qytetarët e BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar përfaqësonin përqindjen më të lartë midis atyre me arsim të lartë (32.0%).

Për sa i përket përfshirjes sociale, 48.4% e qytetarëve jo-BE (të moshës 18 vjeç e lart) ishin në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social kundrejt 19.5% të vendasve dhe 27.5% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar. Sa i përket strehimit, në vitin 2021, vetëm 24.2% e qytetarëve jo-BE zotëronin një shtëpi në BE, kundrejt 35.0% të qytetarëve të BE-së që banonin në një shtet tjetër anëtar dhe 74.3% të vendasve./ Monitor

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Financial Times shpall Zelenskyn “Njeriun e Vitit”

Udhëtimi i parë që nga nisja e luftës,Zelensky do vizitojë sot SHBA -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com