Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë Elbasanit pasi po transportonte 142 koli në mënyrë ilegale.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.Z nga Tirana, të cilin policia e kontrolloi në makinën që ai drejtonte.
“Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut”, sqaron policia.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Fshehja e të ardhurave”.