Institut kërkimor ndërkombëtar “World Justice Project”, në raportin e përvitshëm që klasifikon vendet për nga zbatimi i ligjit, Shqipëria renditet në vendin 72 ndër 113 vende të botës për sundimin e ligjit.
Sipas raportit shkaku kryesor i përkeqësimit, është treguesi i qeverisjes së hapur. Që do të thotë ky indeks mat transparencën e qeverisë, jo vetëm në publikimin e ligjeve dhe vendimeve që ajo miraton, por edhe cilësinë e informacionit të publikuar.
Nga ana tjetër, ai mat lirinë e shprehjes, pjesëmarrjen civile dhe të drejtën e peticionit, që i jep mundësi qytetarëve të ankohen për vendime të qeverisë apo ta padisin atë.