Pasi refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal ndaj Emiljano Shullazit, 3 prej 10 prokurorëve që janë në hetim disiplinor tashmë, do të transferohen në Berat, Pukë dhe Pogradec.
Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Beratit; Sonila Muhametaj, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pukës; Besim Hajdarmataj, nga Prokuroria për Krime të Rënda caktohet në Prokurorinë e Pogradecit.