Arbenit Xhemajli pritet të prezantohet nga Aktobe në vazhdim. Klubi kazak ka arritur marrëveshjen me Egnatian për transferimin e mbrojtësit.
Vetë Xhemajli dha sinjalet për transferimin jashtë Shqipërisë, pas fitores ndaj Dinamos. Kështu largohet si një lider i rëndësishëm në prapavijë, ndërsa sezoni në Kazakistan nis për disa ditë.
Nga ky transferim është Egnatia që mbush arkën, por duke humbur një element me peshë. Bashkë me Aleksin dhe Fernandon, ishte në treshen më të paguar të ekipit kampion.
Rrogozhinasit ndërkohë po përgatiten për sfidën me Partizanin. Ky takim është rezervuar për të shtunën tek “Arena e Demave”.
gijotina.com/