“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit –

17:02 | 07/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Gjatë qëndrimit të tij mbi një vit në qelitë e burgut 313 në Tiranë, Ilir Meta, figura më e lartë shtetërore e arrestuar nga SPAK, ka kryer mijëra telefonata e qindra takime.

Megjithatë, ai është ankuar tek Avokati i Popullit për trajtim çnjerëzor në burg. Inspektimi dhe raporti i nxjerrë nga Avokati i Popullit, tregon disa të dhëna interesante.

“Për sa i takon numrit të telefonatave, për periudhën 26 Tetor 2024 deri më 18 gusht 2025, Z. Ilir Metaj rezulton se ka kryer 3005 telefonata, me kohëzgjatje që varion nga minimumi 1 minutë deri në maksimumi 34 minuta.

Sipas informacionit të dhënë nga IEVP “Jordan Misja”, për periudhën tetor 2024 – 14 tetor 2025, Z. Ilir Metaj ka realizuar: 118 takime me përfaqësuesin ligjor; 3 takime me noter; 49 takime me familjarët; 2 takime me persona jashtë rrethit familjar, në total 172 takime, ose 14 takime në muaj” -thuhet në raport.

Problemet e Ilir Metës nisën mbrëmjen e 9 qershorit të këtij vitit, ku, sipas raportit, “Metaj ka shfrytëzuar kontrollin mjekësor në infermieri për të kryer një telefonatë me Z. Tedi Blushi, megjithëse i është bërë thirrje që nuk lejohej, pasi ishte mbyllur orari i veprimeve. Gjithashtu, gjatë kohës së kryerjes së telefonatës me Z. Tedi Blushi, ky i fundit ndodhej në një studio televizive, të cilën Z. Ilir Metaj e ka shfrytëzuar për të komunikuar dhe zhvilluar edhe një intervistë me moderatorin e emisionit”. I njëjti episod u përsërit edhe me avokatin Kujtim Cakrani, më vonë, më 1 korrik.

Për këto, Meta u ndëshkua duke mos i lejuar më takimet me z. Blushi dhe duke e përjashtuar nga aktivitetet sportive.

“Drejtues të IEVP “Jordan Misja” kanë informuar se “këto masavazhdojnë të jenë ende në fuqi dhe telefonatat e të gjitha të Z. Ilir Metaj me Z.Tedi Blushi, do të zgjasë deri në momentin e një vendimi të Komisionit Disiplinor”, pasi të vlerësohet nëse Z. Ilir Metaj ka tendencë për të përsëritur përdorimin e telefonatës me Z. Tedi Blushi, për të komunikuar me median”,-thuhet në raport.

Pas marrjes së ankesës dhe shqyrtimit paraprak, institucioni i Avokatit të Popullit ka kryer hetim administrativ në lidhje me pretendimet e paraqitura.

Në përfundim të këtij hetimi ka rezultuar:

“Kufizimi i takimeve të të burgosurve në vetëm 4 takime në muaj, pa marrë parasysh rrethanat individuale të të burgosurve (p.sh. distanca e familjes, nevoja sociale, statusi shoqëror dhe publik, probleme shëndetësore, apo mungesa e kontakteve të tjera), përbën kufizim të tepruar të së drejtës për jetë familjare dhe të drejtës për t’u organizuar.

Ndalimi i vizitave konfidenciale të të paraburgosurve me Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe Eurodeputetë, duke kërkuar miratimin paraprak të prokurorit, vjen në kundërshtim me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Kufizimi i telefonatave nuk është kryer sipas kritereve të parashikuara në ligj.

Janë vendosur pengesa të pambështetura në ligj për komunikimin e të burgosurve me median”,-thuhet në raport.

Avokati i Popullit, në raportin drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, rekomandon:

1.Të rishqyqrtohet menjëherë masa e kufizimit të komunikimeve telefonike dhe takimeve ndaj Z. Ilir Metaj.

  1. Shuarjen e menjëhershëm të “masës së përkohshme” për ndalimin e komunikimit të Z. Ilir Metaj me Z. Tedi Blushi.
  2. Të garantohet e drejta që të burgosurit të kryejnë më shumë se 4 (katër) vizita në muaj, kur kjo varet nga kapacitetet e IEVP, veçanërisht në rastet kur të burgosurit kanë nevojë të veçantë familjare, publike ose sociale.
  3. Zbatimin me korrektësi të Ligjit nr. 81/2020, për të siguruar që deputetët të kryejnë vizita në IEVP dhe takime konfidenciale me të paraburgosurin, pa miratimin e prokurorit.
  4. Të sigurohet që bisedat telefonike të të burgosurve të kufizohen vetëm me vendim të prokurorit ose gjykatës.
  5. Marrjen e masave për të mos vendosur pengesa jo ligjore për komunikimin e të burgosurve me telefon me median, ku nuk kërkohet miratimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe i prokurorit.

gijotina.com/

Të Lidhura

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

nga 27
23:32 | 06/03/2026
0

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

nga 27
23:06 | 06/03/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të...

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

nga 27
22:38 | 06/03/2026
0

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se është kundër përjashtimeve nga partia të individëve që mendojnë...

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

nga 27
21:28 | 06/03/2026
0

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj arriti një fitore madhështore mbrëmjen e së premtes, duke mposhtur Partizanin 3-1 në...

Para
Cagliari i blokon rrugën Romës në garën për titull, “verdhekuqtë” mposhten në transfertë –

Cagliari i blokon rrugën Romës në garën për titull, "verdhekuqtë" mposhten në transfertë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

23:32 | 06/03/2026
Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

23:06 | 06/03/2026
Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

22:38 | 06/03/2026
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

21:28 | 06/03/2026
Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –

Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –

21:22 | 06/03/2026

Më Të Lexuarat

  • La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –
  • Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –
  • Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –
  • Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –
  • Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –
  • Gjykata jep arrest me burg për Durim Keçin dhe banden e tij per trafik kokaine

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –
  • Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com