Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme. Një 20-vjeçare nga fshati Zvirinë, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke pirë fostoksinë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që 20-vjeçarja Erisa Veizi ka patur me të fejuarin e saj.
Burime nga policia e Korçës thonë se “20-vjeçarja ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj, ku më pas në Spital, ka ndërruar jetë”.
Policia po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.