Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak më para ku dy vëllezër të mitur u mbytën në liqenin e Prushit.
Mësohet se në liqen kanë rrezikuar të mbyteshin edhe dy fëmijë të tjerë, por kanë qenë banorët e zonës ata që kanë shkuar menjëherë, duke i shpëtuar.
Fëmijët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, ku dy janë shpëtuar nga banorët, ndërsa dy vëllezërit kanë humbur tragjikisht jetën.