Tragjedia në Potam/ Shtyhet sërish seanca, flet gjyshi i Jonadës: Kemi dyshime… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia në Potam/ Shtyhet sërish seanca, flet gjyshi i Jonadës: Kemi dyshime… –

15:01 | 20/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ditën e sotme është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e Jonada Avdias, të miturës e cila u përplas për vdekje nga skafi i cili i drejtohej nga  ish-efektivi i policisë, Arjan Tase.

Pas shtyrjes së seancës ka folur gjyshi i të miturës, i cili është shprehur se tani ata po fillojnë të dyshojnë te drejtësia.

“Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë. Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi i vogëlushes.

Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.

Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli. Por, në këto pushime u përballën me këtë tragjedi, që u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili në fakt duhej të ishte shembull për qytetarët që të zbatojnë rregullat, por ai po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës.

7-vjeçarja u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja solli reagime nga gjithë opinion publik, ndërsa protesta u organizuan për disa ditë me radhë. Një tragjedi e tillë solli edhe reagimin e policisë e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe iu nënshtruan një kontrolli, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar.

Ndërkohë, më 11 korrik Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe mori zyrtarisht të pandehur ish efektivin dhe 8 policë të tjerë, që tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Për këtë vepër penale, parashikohet dënim maksimal deri në 15 vite burg. Sipas Prokurorisë, Tase nuk ka respektuar zonën e kufizuar për pushuesit, e cila nuk duhet të kalohet nga mjetet lundruese, dhe ka bërë manovër të gabuar gjatë drejtimit të skafit, duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren në plazh, disa metra larg bregut.

Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Për këtë ngjarje është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës.

Read more

PD duhet të dëgjojë votuesit –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Të Lidhura

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

nga 27
23:02 | 17/12/2025
0

Ndrec Pjetri, ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar situatën e...

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

nga 27
22:10 | 17/12/2025
0

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka bërë deklarata të forta në lidhje me skandalin...

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

nga 27
21:52 | 17/12/2025
0

Paris Saint-Germain ka hyrë zyrtarisht në histori. Me fitoren ndaj Flamengos në finalen e Kupës Interkontinentale, klubi parisien kompletoi “sextuple”-n...

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

nga 27
21:46 | 17/12/2025
0

Në Bruksel u mbajt sot Samiti BE-Ballkani Perëndimor për të riafirmuar partneriteti strategjik dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë...

Para
Fitore e pastër e kuqezinjve, ja notat e protagonistëve ndaj Moldavisë –

Sot mbrëmje festive, respektoni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com