Një nga tragetet që kishte planifikuar lundrim drejt Barit, ka pësuar avari, më konkretisht mësohet se një nga kavot e derës kryesore i është shkëputur. Lajmi bëhet me dije nga Autoriteti Portual i Portit të Durrësit, i cili përmes një njoftimi zbulon se janë anuluar të gjitha lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari në Durrës dhe ndërsjelltas.
Gjithashtu, udhëtarët njoftohen se do të kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës.
“Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin
Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit. Gjatë shkarkimit mëngjesin e sotëm në Portin e Barit tragetit i është shkëputur njëra nga kavot e derës kryesore
Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.”-thuhet në njoftim.