E ka pësuar keq, një 25-vjeçar shqiptar pas kapjes në një fermë kanabisi në High Street në Stalham. Menjëherë pasi autoritetet britanike e zunë mat ai përfundoi në burg. Oficerët gjetën 79 bimë kanabisi me vlerë prej gati 80 mijë paundësh. 25-vjeçari Kol Hila kishte kërkuar azil në Britaninë e Madhe si dhe ka deklaruar para gjykatës se ai ishte përfshirë në trafikun e drogës me shqiptarë të tjerë në Londër.
Hila është shprehur se ai kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri pasi banda e trafikut të drogës e kishin kërcënuar. Ndërkaq, policia nga ana e saj nuk beson se shqiptari është kërcënuar.
Avokati i tij ka theksuar se ai ka rënë pre e trafikantëve të drogës. Gjykata e dënoi shqiptarin me 12 muaj burg ku pas mbarimit të dënimit do të deportohet për në Shqipëri.