Trafik emigrantësh, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafik emigrantësh, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat) –

17:17 | 07/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Abaz Balliu, Artiola Koka, ndërsa mësohet se është shpallur në kërkim Genc Murati.

Këta persona dyshohet se kanë organizuar trafik të klandestinëve.

“Gjirokastër/Vijon operacioni policor i koduar “Road Guard 69”, i zhvilluar më datë 23.07.2023.

Monitoronin rrugën përmes së cilës transportoheshin 8 emigrantë, për të shmangur patrullat e Policisë, identifikohen nga veprime të thelluara hetimore, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen 25-vjeçarit që drejtonte automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ata të Sektorit të Policisë Rrugore, kanë vijuar hetimet e thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin. Për këtë rast të goditur nga Policia e Gjirokastrës, më datë 23.07.2023, në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 69”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në Krujë dhe A. K., 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se të dy këta shtetas monitoronin duke lëvizur me automjet, aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, përmes të cilit shtetasi G. M., 25 vjeç (i shpallur në kërkim gjatë operacionit) transportonte me një automjet tjetër, kundrejt shumës 500 euro/person, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Monitorimi i rrugës kryhej nga 2 të arrestuarit, për të shmangur prezencën e patrullave të Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Read more

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Të Lidhura

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

nga 27
19:30 | 25/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares...

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

nga 27
19:13 | 25/03/2026
0

Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të...

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

nga 27
18:30 | 25/03/2026
0

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez, Reinout Vos vizituan javën e kaluar Fushën e Gazit në Delvinë....

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

nga 27
17:48 | 25/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Me këtë vendim ju jep kohë deputetëve...

Para
Napoli kryen me sukses tratativën për mbrojtësin e ri –

Napoli kryen me sukses tratativën për mbrojtësin e ri -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

19:30 | 25/03/2026
rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

19:13 | 25/03/2026
Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

18:30 | 25/03/2026
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

17:48 | 25/03/2026
“Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por… –

17:34 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –
  • rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –
  • Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –
  • Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –
  • “Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por… –
  • Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –
  • rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com