Tjetërsoi pronat, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetërsoi pronat, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

14:35 | 27/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Në GJKKO ishte sot seanca në themel për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Himarës dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është vetë Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar. Prokurori i çështjes Ols Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi me procedurë të shkurtuar do të jetë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Read more

Askush nuk na jep zgjidhje –

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë (Emri) –

Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.

Tjetërsimi i 10 mijë metrave katrorë

Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.

Po kështu nga hetimi penal sipas SPAK rezultoi plotësisht e provuar se ish kryebashkiaku ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një shtetasi tjetër me inicialet G.S.

Në seancën e radhës,të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën.

Akuzat për dosjen e Himarës

Jorgo Goro – me detyre Kryetar i Bashkise Himare, ne hetim nen masen ‘Arrest me Burg”. Akuzohet per  ‘Shperdorim detyre ne dy raste” dhe “refuzim per deklarim dhe ‘mosdeklarim te pasurise”

Jerasimo Bashi – me detyre Drejtor i Drejtorise se Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Tokes, Bashkia Himare. Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi”  Akuzohet per  “Shperdorim detyre”, kryer ne bashkepunim

Bilbil Aliaj – me detyre Drejtor i ASHK-se (kadastra)  Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes), Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi”.  Akuzohet per “Shperdorimi i detyres”, kryer ne bashkepunim

Vezir Gjikoka – me detyre Jurist prane ASHK-se Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes). Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”.  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim

Stavri Mëhilli – Ende në kërkim! Në hetim nën masën  “Arrest në burg” në mungesë! Akuzohet për  “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë

Të Lidhura

Askush nuk na jep zgjidhje –

Askush nuk na jep zgjidhje –

nga 27
10:58 | 10/02/2026
0

Mosmarrja e pagave prej 7 muajsh dhe reduktimi i stafit ngriti në protestë punonjësit e kompanisë së sigurimit të Bankers...

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK –

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –

nga 27
10:50 | 10/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për...

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

nga 27
10:28 | 10/02/2026
0

Janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200 mijë euro në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve...

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë (Emri) –

nga 27
10:18 | 10/02/2026
0

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar...

Para
SPAK pushon çështjen për kryebashkiakun socialist të Libohovës: S’kemi prova

SPAK pushon çështjen për kryebashkiakun socialist të Libohovës: S’kemi prova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Askush nuk na jep zgjidhje –

Askush nuk na jep zgjidhje –

10:58 | 10/02/2026
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK –

330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –

10:50 | 10/02/2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

10:28 | 10/02/2026
Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë (Emri) –

10:18 | 10/02/2026
Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –

Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –

10:10 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Askush nuk na jep zgjidhje –
  • 330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –
  • Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –
  • Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë (Emri) –
  • Kanosi qytetarin me pistoletën e shërbimit për një parkim, pezullohet nënkomisari në Tiranë –
  • Krimi dhe korrupsioni ishin shqetësimet kryesore të SHBA për Shqipërinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Askush nuk na jep zgjidhje –
  • 330 milionë lekë dëm me tendera/ SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com