Vijon të zgjerohet numri i personave të përfshirë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katrorë, në Sarandë. Ditën e sotme është lëshuar një tjetër urdhër arresti ndalimi nga Prokuroria e Sarandës. Bëhet fjalë për ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Ardian Kola, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false. Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020. Sjellim në kujtesë që më herët policia shpalli në kërkim dy biznesmenë të tjerë.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








