Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tjetër skandal me ‘Air Albania’! Qytetarët shqiptarë braktisen në aeroportin e Stambollit

13:40 | 08/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Një situatë shqetësuese është raportuar nga një grup prej mbi 60 pasagjerësh shqiptarë, të cilëve u është anuluar fluturimi nga Stambolli drejt Tiranës me kompaninë Turkish Airlines.

Pasagjerët, të cilët janë tranzit, kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 12 orë në aeroport, duke mos marrë asnjë zgjidhje konkrete nga autoritetet përkatëse.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë e “JOQ”, pas anulimit të fluturimit, kompania Air Albania dhe Turkish Airlines po ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, duke lënë pasagjerët pa asnjë mbështetje. Për më tepër, raportohet se as hotel, as ushqim dhe as bileta për fluturime të tjera nuk u janë ofruar.

Read more

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

Në mesin e pasagjerëve ndodhej një person i sëmurë, i sapo i dalë nga spitali, si dhe një grua që ka humbur ndjenjat. Gjendja ka shkaktuar indinjatë të thellë dhe zemërim tek udhëtarët, të cilët ndihen të trajtuar “si bagëti”.

Kjo situatë thekson sërish problemet e përsëritura me menaxhimin e fluturimeve dhe trajtimin e udhëtarëve nga kompanitë ajrore, të cilat duket se nuk marrin përgjegjësinë për pasojat e vonesave dhe anulimeve.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje, jemi një grup udhëtarësh në aeroportin e Stambollit. Na e kanë anuluar fluturimin për Tiranë dhe na trajtojnë si bagëti në aeroport. Ne që jemi me pasaporta shqiptare nuk na japin asnjë zgjidhje. Ju lutem publikoje, jemi mbi 60 veta. Vijmë nga Amerika e gjith dynjaja, po rrimë 12 orë dhe asnjë zgjidhje. Air Albania na thotë merruni me Turkish, Turkish na thotë merruni me Air Albania. Shikojeni edhe një të sëmurë dalë nga spitali në stolat e aeroportit. Fillimisht u shty për tre orë, pastaj u anulua fare. Të gjithë pasagjerët janë tranzit në Stamboll. Këtu thonë shko te gate, por atje na morën të gjithëve, na thanë do shkojmë në hotel dhe na nxorën nga zona e tranzitit. Na lan këtu në mëshirë të fatit. I ka rënë edhe një gruaje të fikët, shikojeni. Është tani live. As hotel, as asgjë, biles nuk na japin as bileta për nesër.”

Kjo ngjarje është e papranueshme dhe kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore të përfshira.

      

Të Lidhura

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

nga 27
15:21 | 15/03/2026
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh....

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

nga 27
15:01 | 15/03/2026
0

Partia Demokratike pritet të mbledhë Kryesinë këtë të hënë, më 16 mars, në orën 12:00, në një takim ku në...

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

nga 27
14:43 | 15/03/2026
0

Policia njofton se Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. M., pasi...

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

nga 27
14:19 | 15/03/2026
0

Pas denoncimeve publike të Ervin Salianjit se procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PD në qarqe është farsë...

Para
Ermal Hoxha në SPAK/ Nipi i ish-diktatorit, i dënuar për laboratorin e kokainën në Xibrakë

Ermal Hoxha në SPAK/ Nipi i ish-diktatorit, i dënuar për laboratorin e kokainën në Xibrakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –

15:21 | 15/03/2026
PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:01 | 15/03/2026
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

14:43 | 15/03/2026
Më skualifikuan pa asnjë arsye –

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

14:19 | 15/03/2026
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –

14:07 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –
  • PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
  • Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –
  • Më skualifikuan pa asnjë arsye –
  • Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –
  • Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri –
  • PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com