Një i ri rom nga zona e Siri Kodrës në Tiranë, është dhunuar nga Policia Bashkiake, pasi si çdo ditë po mblidhte mbetjet e riciklueshme për të siguruar jetesën.
Ai tregon se policia bashkiake e dhunoi derisa e la pa ndienja, e më pas i mori dhe mallin që ai kishte mbledhur.
Pastrimi i qytetit ishte një ndër justifikimet, me të cilat kryeministri kërkoi të bindë qytetarët për importin e plehrave. Sipas kryeministrit importi do të forcojë industrinë, e cila do të menaxhojë më mirë plehrat brenda vendit.
Por, ligji i importit të mbetjeve dhënë efektet e tijë në Tiranë e me siguri shumë shpejtë do të vijojë dhe nëpër qytetet e tjera, duke i ndaluar këta riciklues të vegjël të kryejnë aktivitetin me të cilët ushqehen.
Komuniteti Rom dhe Egjiptian ka nisur sot protestat përpara Bashkisë për ndalimin e mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme.
https://www.facebook.com/Aktivizmi/videos/1960830384144279/
https://www.facebook.com/Aktivizmi/videos/1960833944143923/
Pak javë më parë 27.al raportoi këtë problem të ricikluesëve të vegjël, nëpërmjet historisë së një çifti
rom.