Në festën e 1 qershorit, 7 fëmijë kanë pësuar lëndime në një pishinë në kryeqytet.
Bëhet me dije se shkak është bërë trampolina, e cila është rrëzuar, në kohën kur fëmijët ishin duke luajtur.
Mësohet se fëmijët kanë pësuar gërvishtje në trup, ndërsa njëri prej tyre ka thyer dorën.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.