Imami i Xhamisë te Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja ka publikuar një video ku demaskon një të ri i cili hyn në xhami për të vjedhur.
I riu ka bërë një veprim aspak të hijshëm, duke hyrë brenda në xhami u ka vjedhur këpucët njerëzve që shkojnë për t’u falur.
Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në në facebook të imamit Kalaja. “Hajduti nga rruga vjedh në xhami”,- shkruan ai në profilin e tij.
Ndërsa vjedhja përbën vepër penale, nuk dihet nëse imami do të kallëzojë në polici të riun.