Shënohen raste të fotografimit të votës në kryeqytet. Rasti i parë është regjistruar në orën 12:26, në QV nr. 1688/1, tek shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Shërbimet e policisë shoqëruan shtetasen Fatbardha Manka në komisaritin nr.1 për veprime të mëtejshme sepse u kap duke fotografuar votën.
Një tjetër arrestim në flagrancë është kryer nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2. Në pranga ka rënë Denis Nuhaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili është konstatuar nga Komisonerët e Qendrës së Votimit nr. 1829/2, në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, duke fotografuar votën.