Policia e Tiranës ka arrestuar një 17 vjeçare pasi akuzohet për favorizim prostitucioni.
Në pranga ka rënë shtetasja K.H. e cila sipas policisë ka krijuar një marrëdhenie mes shtetases së mitur M.T dhe 37-vjeçarit Dritan Toska, i cili është arrëstuar gjithashtu nga policia.
17-vjeçarja dyshohet se ka nxitur S. SH të kryejë marrëdhënie seksuale dhe me shtetas të tjerë, me qëllim përfitimin monetar.
Sipas Kodit Penal, Toska akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, ndërsa adoleshentja K. H për favorozim prostitucioni.