Tirana e Veliajt, një dull city – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana e Veliajt, një dull city

19:00 | 29/11/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja –

Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

Bashkia e Tiranës në 7 vitet e fundit nuk ka bërë asgjë për ta futur Tiranën në procesin e digjitalizimit të shërbimeve që ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe vizitorëve dhe përshpejtojnë shkëmbimet ekonomike. Megjithatë, për shumëkënd që jeton i izoluar brenda kufijve të Shqipërisë, i privuar nga mundësitë ekonomike për të udhëtuar, nuk arrin ta kuptojë këtë ngecje të turpshme të Tiranës në mesin e viteve 1980.

Përballja e vërtetë e një qytetari të Tiranës me qytetin e tij ndodh jo brenda qytetit por atje ku prapambetja e kryeqyetit shqiptar shfaqet me gjithë lakuriqësinë e saj. Nëse viziton një kryeqytet kudo në Europë apo në Ballkan, menjëherë kupton se shprehitë dhe rutinat e Tiranës të lënë në baltë. Sapo del nga aeroporti, porti apo terminali i autobusëve, ballafaqohesh mënjëherë me një ekonomi që e ka braktisur pothuajse plotësisht përdorimin e parasë cash.

Taksitë, metrotë, autobusët dhe tramët nuk pranojnë para cash për të paguar biletën e udhëtimit. Kartat e kreditit dhe kartat elektronike të rimbushshme janë të vetmet mjete që pranohen nga pajisjet elektronike të mjeteve të transportit. Në qytetet ku ende mund të blesh biletën me para cash, të duhet që validimi i biletës të bëhet në pajisjet elektronike përkatëse të instaluara në mjetin e transportit publik.

Në Tiranën e Erion Veliajt biletat shiten si në tregun e gjësë së gjallë nga faturino që paguhen t’u enjtin kokën pasagjerëve duke thirrur “lekë – abone këtu”. Në autobusët e tejmbushur, të pistë e pa ajrosje, faturino çan përmes njerëzve duke shtyrë sa majtas djathtas dhe duke mbledhur çmimin e biletave ose duke kontrolluar abonenë mujore, shpeshherë me konflikte e debate me pasagjerë të pakënaqur dhe të bezdisur nga keqshërbimi.

Qytetarë që kthehen nga puna të lodhur apo fëmijë që shkojnë në shkollë dëgjojnë pa derman sirenën e klithmave të faturinos dhe duhet të ngjesheh mbi njëri-tjetrin për t’i hapur rrugë taksidarit të bashkisë apo kompanisë private, edhe pse nuk është detyrë e tyre të paguajnë me bezdi shtesë mbledhjen e tarifës së shërbimit të transportit publik.

Nëse do të marrësh një taksi, kudo në Europë madje edhe në shumë qytete të Afrikës mund të prenotosh nga aplikacioni i UBER, Bolt apo të tjerë ofrues shërbimi. Në Tiranë të duhet të marrësh në telefon taksistin që njeh, i cili shpeshherë nuk është i lirë.

Opsioni rezervë është të kërkosh në internet për një numbër telefoni të njërës prej kompanive kryesore të shërbimit taksi. Në anën tjetër të telefonit ju pyesin për vendndodhjen dhe, shpeshherë ju kërkojnë numrin e telefonit që nuk u shfaqet në aparatet e amortizuar që përdorin. Premtimi për shërbimin brenda 10 apo 15 minutash kthehet gjithmonë në një makth. 10 deri në 15 minutat në vijim janë plot telefonata nga kompania për t’ju informuar për nisjen, mbërritjen, vonesën apo ngatërresat e vendndodhjes. Përsëri Tirana shfaqet me vogëlsinë e një lëmshi të pazgjidhshëm dhe torturues për banorët dhe vizitorët e kryeqytetit europian të rinisë.

Qyteti dull i Tiranës është i dukshëm edhe në kapacitetet e furnizimit me internet. Tirana renditet në fund të kryeqyteteve europiane për internet bandëidth ndërsa ky është shërbimi bazë i çdo reforme digjitalizuese në qytet. Si mund të bëhet smart një qytet pa internet?

Ndërkohë, qyteti është shndërruar në një arë pa të zot për sulmet kibernetike që kanë nxjerrë në shesh të dhënat private dhe sensitive të të gjithë qytetarëve. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sulmet e fundit për të cilat akuzohen grupe hakerësh të kontraktuar nga Irani, por për rrjedhjet e mëdha të informacionit privat gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021. Të dhëna të rëndësishme të 900 mijë banorëve të qarkut të Tiranës, 80% e të cilëve jetojnë në bashkinë e Tiranës u shpërndanë në internet dhe askush nuk mbajti përgjegjësi ligjore për këtë.

Të vetmet procese që duket se nuk kanë nevojë për shumë burokraci në këtë qytet janë pikërisht proceset që mbledhin paratë nga qytetarët: parkimi dhe gjobat e parkimit të gabuar. Janë të vetmet “shërbime” që qytetarët mund t’i paguajnë nga telefoni. Sepse bashkia është smart vetëm për të marrë nga qytetarët. Për të ofruar shërbime, Tirana është një dull city.

Të Lidhura

Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

nga 27
10:19 | 18/02/2026
0

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në...

Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

nga 27
10:07 | 18/02/2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Thumanë-Kashar. Mësohet se dy makina janë përplasur me njera-tjetrën rreth orës...

Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja –

nga 27
09:59 | 18/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë Krujë.  Një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi ka konsumuar fotoksinë...

Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

nga 27
09:55 | 18/02/2026
0

Mjeku pediatër Bektash Mandri, ka folur ditën e sotme mbi vaksinën e fruthit te fëmijët dhe pasojat që sjell kjo...

Para
Emri/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Aksident fatal në Korçë, ja kush është viktima (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

10:19 | 18/02/2026
Makina përplaset me bordurën mbrojtëse, humb jetën 37-vjeçari

Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

10:07 | 18/02/2026
Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Bilisht –

Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja –

09:59 | 18/02/2026
Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

09:55 | 18/02/2026
Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –

09:49 | 18/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –
  • Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –
  • Tragjike/ Konsumoi fotoksinë në banesë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja –
  • Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –
  • Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime –
  • Champions League, priten përballje të zjarrta edhe mbrëmjen e sotme në fazën ‘play-off’ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –
  • Aksident tragjik në Thumanë-Kashar! Përplasjen dy makina, humb jetën një nga shoferët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com