Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar, paraditen e kësaj të premte, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Një tregtar është konflitkuar me përgjegjësin e tregut të rrobave, i cili u përfshi nga flakët mbrëmjen e kaluar, duke shkaktuar miliona euro dëm.
Sipas raportimeve, tregtari e ka akuzuar përgjegjësin e tregut se ai është fajtor për zjarrin e madh.
Debati ka agravuar në përplasje fizike çfarë ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar tregtarin.
Ndërkohë pak më herët tregtarë të tjerë kanë shprehur revoltë kundrejt policisë dhe zjarrfikësve që sipas tyre ishin pa mjetet e duhura për të shuar flakët. Ata thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa kanë ngritur dyshime se në zonën ku ra zjarri është planifikuar të ndërtohet një pallat.








