A do t’i bindet Kushtetuesja këshillës së “Venecias”?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do t’i bindet Kushtetuesja këshillës së “Venecias”?!

18:00 | 02/12/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ngrirja që Gjykata Kushtetuese i ka bërë ligjit të Vetingut, kishte në bazë të saj vendimin për të marrë një “amicus curiae” nga Komisioni i Venecias. Pra, një këshillë të paanshme miqësore, nëse perifrazojmë shprehjen latine, në lidhje me kushtetutshmërinë e këtij procesi të rëndësishëm, i cili do të kalojë nëpër sitën e verifikimit figurën, profesionalizmin dhe pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve të Shqipërisë. Prej ditës së dërgimit në Venecia ka rrjedhur shumë ujë nën ura dhe tashmë një përgjigje zyrtare e Komisionit pritet brenda pak orësh.

Si në çdo fabul politike të rëndësishme të 25 vjetëve të fundit, edhe fati i Vetingut shqiptar ka brenda një dozë kaosi dhe paqartësie, ku ndërthuren mungesa e seriozitetit, interesat politike dhe ato personale e bërrylat që po merr prej kohësh e gjithë paketa kushtetuese e reformës në drejtësi. Po luajnë hapur dhe shëmtuar kundër reformës të gjithë ata që preken direkt apo indirekt nga ajo.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Pak ditë pas dërgimit në Venecia të ligjit të Vetingut, në Tiranë ka shpërthyer një valë nismash për të paditur aspekte dhe ligje të veçanta të paketës së reformës në drejtësi. Që nga kreu i shtetit, një institucion i përdorur gjithnjë e me më pak elegancë dhe integritet nga Bujar Nishani, në sulm janë hedhur gjyqtarët e prokurorët, të cilët duken ngulmues në vullnetin për të penguar fillimin e zbatimit të asaj që u votua në thelb në 21 korrik të këtij viti nga të 140 deputetët e Parlamentit shqiptar.

Është koha që Gjykata Kushtetuese të vendosë rregull në këtë pazar të rrezikshëm politik dhe institucional. Eshtë koha që ajo dhe përgjithësisht edhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë të hiqen mënjanë lojës politike që po luhet prej dy vjetësh me reformën në drejtësi. Në vend që të sugjerojnë se nga duhej nisur korrigjimi i sistemit demokratik në Shqipëri, siç bëri Vladimir Kristo, gjyqtarët e Kushtetuese do të bënin mirë të mos humbasin në përkthim si opozita, për të përdorur shprehjen e njohur britanike.

Loja me draftet e ligjit të Vetingut ka shumë pak gjasa të bindë dikë në Venecia se këtu po bëhet një grusht shteti kundër lirive e të drejtave të gjyqtarëve e prokurorëve. Për arsyen e thjeshtë, sepse parimet e Vetingut jo vetëm që janë pjesë integrale e Kushtetutës së Shqipërisë që nga 21 korriku, por sepse vetë procesi i verifikimit të imtësishëm të sistemit të drejtësisë ka marrë prej kohësh dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias, ashtu siç është mbështetur politikisht dhe financiarisht nga demokracitë më të fuqishme të Perëndimit.

Mbetet të shihet në këto kushte se cila do të jetë sjellja e Gjykatës Kushtetuese, pasi Venecia të ketë folur. A do të marrë kjo gjykatë një vendim që do të pasqyrojë këshillën miqësore të Venecias, apo do të vijojë që të koordinojë në distancë qëndrimet me opozitën? A do të flasë Kushtetuesja gjuhën e Komisionit të Venecias, cilado qoftë ajo, apo do të vijojë hezitimin dhe mëdyshjet që vlejnë vetëm për të blerë kohë?

/javanews.al/

Etiketa: amicus curiaeBujar Nishanikëshillëkreu i shtetitKushtetuesjaSkënder MinxhoziVeneciaVladimir Kristo

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

“Estradë Ballshi” me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com