Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgatitur një spot për të gjithë demokratët që janë mbledhur sot në Kuvendin Kombëtar që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
“This is a miracle of fredoom”. Kjo ngelet një nga frazat më të njohura të Sali Berishës gjatë kohës kur ishte në krye të qeverisë shqiptare, kur Shqipëria u anëtarësua në NATO.
Për gati gjysmë orë, Berisha ka zgjedhur që të përfshijë në spot, historinë e themelimit të Partisë Demokratike, arritjet e tij në krye të qeverisë, dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.