Një tjetër kryetar bashkie është vënë nën hetim për nxitje të dhunës në procesin zgjedhor.
Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj i cili akuzohet për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.